MENU
klinika

Procedura sipas UEFA-s

Rusia jashtë Euro 2024, ja kur hidhet shorti

20.09.2022 - 18:29

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës në Hvar të Kroacisë ku është aprovuar procedura për shortin e Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në mesditën e 9 tetorit në Frankfurt të Gjermanisë.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

PROCEDURAT

Gjermania, si vendi organizator i UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht për turneun final dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në fazën kualifikuese.

Të gjithë klubet ruse që janë aktualisht të pezulluar nëpërmjet vendimit të Komitetit Ekzekutiv të datës 28 shkurt 2022, vendim ky që u konfirmua dhe nga CAS-i Lozanës në 15 korrik 2022. Për këtë arsye Rusia nuk do të përfshihet në turneun kualifikues 2022-2024.

53 kombëtaret pjesëmarrëse në shortin kualifikues do të ndahen në 10 grupe, me shtatë grupe që do të kenë nga 5 skuadra dhe tre grupe me 6 skuadra.

10 fituesit e grupeve dhe dhjetë vëndet e dyta të secilit grup do të kualifikohen për turneun final. Tre vëndet e mbetura do të vendosen nga faza play-off që do të luhet në Mars 2024.

53 skuadrat pjesëmarrëse në short do të listohen sipas renditjes së UEFA Nations League 2022/2023 dhe do të ndahen në 7 vazo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN