03.09.2022 - 23:08
Në sfidën e javës së gjashtë të Ligue 1, në fushën e Nantes, kur PSG fitoi thellë 0-3, Messi shërbeu për Mbappe që shënoi në minutat 18’ dhe 55’, kurse golin e tretë për parizienët e shënoi Nuno Mendes në të 68-tën.
Duhet theksuar se për Parisin fitorja u bë edhe më e lehtë për t’u arritur pas ndëshkimit të Fabios së Nantes me karton të kuq që në minutën e 24-t.
Me këtë fitore PSG ruan vendin e parë me pikë të barabarta me Marseille, por me golaverazh më të mirë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
La Liga, Java 4