MENU
klinika

Bie numri i studentëve

Mësuesia, nuk preferohet në Gjirokastër

15.09.2022 - 13:26

Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër po mbyllet me një numër mjaft më të ulët regjistrimesh në raport me kuotat e miratuara.

Numri i aplikantëve është rreth 1300 nga rreth 1400 që ishin vitin e kaluar. Megjithëse situata nuk ka ndryshuar shumë në raport me një vit më parë sa i përket numrit të studentëve, vihet re një ndryshim themelor i fokusit të universitetit tashmë i orientuar drejt drejtimeve profesionale dhe infermierisë.

Vitin e kaluar sipas zv. rektorit Jaho Canaj degët e mësuesisë rrezikuan të mbyllen por me uljen e notës mesatare për pranim nga 7.5 në 6.5 numri i aplikimeve është rritur. Sipas Prof. Canaj bëhet fjalë për një problem të madh kombëtar që sistemi arsimor do ta ndjejë në pak vite krahas shpopullimit masiv të rajonit Jugor të Shqipërisë.

Edhe prej programeve standarde të sistemit Bachelor, kandidatët kanë preferuar degët e Infermierisë, Teknologji Informacioni dhe Fakultetin Ekonomik.

Nga rreth 2000 kuota që universiteti ofronte rreth 10 vjet më parë, sot ka një reduktim me gati 50% dhe këto numra sigurohen në masën dërmuese nga programe specifike profesionale në turizëm dhe infermieri.

Programet dy vjeçare të çelura pak vite më parë siguruan edhe profilin e ri të institucionit akademik më të rëndësishëm në rajon me një përvojë disa dekadëshe në fushën e mësuesisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN