Napoli merr kreun provizor të Serie A, pasi përmbysi dhe mposhti 1-2 Lazion në stadiumin “Olimpico” të Romës. Një sukses që tregon edhe njëherë tjetër se Napoli është një skuadër pretendente këtë sezon.
Lazio e nis në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen dhe pas vetëm katër minutash lojë gjen golin e avantazhit. Zaçagni arrin të mposhtë Meret dhe çon topin në rrjetë duke i çuar edhe shifrat në 1-0.
Napoli nuk e humbet toruan dhe në fundin e pjesës së parë vendos ekuilibrat me anë të mbrojtësit Kim. Goditja e këtij të fundit edhe pse u largua nga lojtarët e Lazios e kishte kaluar vijën fatale dhe falë “goal line technology”, gjyqtari i takmit e akordoi si gol.
Përmbysja e madhe vjen në pjesën e dytë, në minutën e 61, ku njeriu më në formë për momentin te Napoli, Khvicha Kvaratskhelia, shënon golin e dytë. Ky ishte edhe goli që vulosi rezultatin final të takimit duke i dhënë edhe pikët e plota Napolit.