MENU
klinika

Lëshohen 200 urdhër-arreste

“Ndragheta” – aksioni përfshin edhe një kryetar bashkie!

01.09.2022 - 10:09

Në Itali është zhvilluar një operacion kundër organizatës më të madhe mafioze ‘Ndrangheta. Operacioni koordinohet nga prokurori antimafia i Catanzaro. Ndërkohë karabinierët dhe policia financiare kanë lëshuar dyqind urdhër arreste.

Operacioni përfshin administratorë vendas, profesionistë, sipërmarrës dhe eksponentë të krimit të organizuar të Cosenza.

Mes personave të përfshirë është edhe kryebashkiaku i Rendes, avokati Marcello Manna, i cili është gjithashtu president i Anci (Asociacionit të Komunave Italiane) të Kalabrisë. Për momentin nuk dihet se cili është fakti i pretenduar për Mannën dhe nëse i referohet veprimtarisë së tij si drejtor apo profesionist.

Në kuadër të operacionit është bërë edhe sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë eurosh, raportojnë mediat italiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I konsideruar si 100 personat më të rrezikshëm në Itali

Arrestohet anëtari i Ndraghetas

“Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”

Basha: Këta që janë kapur në përgjimet e antimafias me Ndragheta e Cosa Nostra