MENU
klinika

Përgjigjet Dj PM

Nga planet për martesë tek gjëja që nuk i pëlqen tek Sarah

14.09.2022 - 10:39

Blogerja Sarah Berisha ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”– shprehet ai në videon e publikuar në Instastory.

Më tej një ndjekës ka pyetur Pm për gjënë që nuk i pëlqen te Sarah, dhe ish-banori i BBV nuk hezitoi të përgjigjej.

“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që s’më pëlqen më shumë është që kur Sarah, kur duam të bëjmë diçka edhe Sarah është kundër, nuk bëhet. Sarah do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”– shprehet Pm duke qeshur.

Sarah dhe Pm e vazhduan historinë e tyre larg syrit të publikut, pra jashtë BBV. Që pas daljes çifti janë treguar më të rezervuar sa i përket marrëdhëines së tyre, teksa në intervista të ndryshme kanë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë më private lidhjen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN