Blerësit, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomaricës, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë.
Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra qumështi gomarice dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.
Momentalisht aty janë 120 gomarica, që gjatë një dite mund të japin nga 2 deri në 11 litra maksimalisht.
Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit).
Gomarica gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumti 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Gomaricat më së gjati bartin në bark këlyshët e palindur plot 1 vit e 15 ditë dhe natyrisht, gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.
Deri të çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25.
Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.
Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro.
Ky qumësht është specifik sepse ka pothuaj 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave.
Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël qumështi dhie, pasi qumështi i gomaricës përmban vetëm 1 për qind yndyra.
Shitja e këtij lloj djathi, bëhet vetëm nëpërmjet internetit, me porosi apo dërgesa në shtëpi./Express/