MENU
klinika

Rama në Laç...

“Opozita, përse i mbylli specializimet?”

05.09.2022 - 13:33

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer një thumb për opozitën nga spitali i ri i Laçit, duke thënë se nuk e kuptojnë përse mbyllën specializimet. Teksa ka shumë largime të mjekëve dhe infermierëve, Rama tha se nuk ka boshllëk dhe me spitalet e reja, kanë vënë në dispozicion apartatura të reja që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve.

“Ne sot në sistemin spitalor kemi shpërndarje e prani më të plotë e të racionalizuar sesa kishim vite më parë kur trashëguam një gropë të madhe e të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve prej mbylljes së specializimeve. Një vendim i marrë nga qeveritë e mëparshme që nuk ia gjejmë dot shpjegimin.

Sot jemi në kushtet e harmonizimit të mjekëve të vjetër dhe atyre të rinjve që duke i ofruar kushte të tilla dhe duke i vënë në dispozicion aparatura, iu ushqejmë dëshirën që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve. Ndaj dua ta nis duke ju uruar mjekëve më me përvojë që këto vite të mbetura të shërbimit ti kalojnë sa më mirë, po ashtu dhe mjekëve të rinj e t’ia dalin t’i ofrojnë këtyre komuniteteve një shërbim cilësor. Për ti bërë njerëzit të ndihen mirë”, tha Rama.

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!