MENU
klinika

Jo më moderatorë të "Wake Up"

Ori Nebijaj dhe Isli Islami zbulojnë se ku do t’i shohim këtë sezon

05.09.2022 - 12:59

Ka nisur mëngjesin e sotëm sezoni i ri i “Wake Up” në Top Channel dhe Top Albania Radio. Me një sërë risish, këtë fillim shtatori protagonistë do të jenë Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Së bashku me ta në studio këtë fillim sezoni, kanë qenë dhe Ori me Islin, këtë herë në rolin e të ftuarve.

Teksa ditën e sotme fillojnë një sërë programesh në Top Channel sezonin e ri, gjithashtu dhe Ori dhe Isli do të jenë të angazhuar me projekte të reja. Por ku do t’i shohim ata?

Teksa është komentuar gjatë emisioni “Për’puthen” me moderatore Ori Nebijaj, ajo na tregon për herë të parë ekskuzivisht të vërtetën. A janë ato thashetheme apo jo?

E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit, nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…

E nga ana tjetër, po Isli pjesë e cilit emision do të jetë?

Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ore beqar je, të të marr për shtëpi?"

Ori Nebiaj i propozon live në emision Capital T

Ende i paska disa rezerva me Arbana Osmanin!

Evis Mula rikujton kohët kur prezantonte “Top Fest 1”

Moderatori ka 5 gjëra që nuk i pëlqen tek ajo

Isli Islami dhe Ori Nebiaj rrëfejnë momentin kur u njohën