MENU
klinika

Pamje të frikshme

Panik në F1, makina merr flakë me pilotin brenda

30.09.2022 - 17:22

Një incident i frikshëm ndodhi në provat e ditës së sotme në Formula 1. Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse.

Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve, teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.

Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flakë, ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme. Për fat të mirë, mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin, ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.