MENU
klinika

Moto GP

Pas Kazakistanit, konfirmohet edhe një pistë e re

30.09.2022 - 17:14

Kalendari i Moto GP pasurohet edhe me një garë tjetër. Do të jetë India, që do të presë një Çmim të Madh të garave me motorë, duke filluar nga sezoni 2023.

Dorna ka zyrtarizuar “Buddh International Circuit” në New Delhi, si cirkuitin që do të presë një garë për botërorin e ardhshëm të motorëve. Ka qenë entuziast, Anurag Thakur, ministri i sporteve në qeverinë indiane për marrëveshjen e arritur me Moto GP.

Drejtori i përgjithshëm i Dornas, Carmelo Ezpeleta, e ka komentuar kështu hyrjen e garës indiane në kalendarin e 2023  “Jemi krenarë që edhe India do të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm në Moto GP. Kemi shumë tifozë atje dhe mezi presim t’i shikojmë motorët të garojnë në cirkuitin e ri”.

Kështu kalendari i Moto Gp për sezonin e ardhshëm do të jetë më i pasur. India vjen pas konfirmimit të Kazakistanit, vetëm disa ditë më parë. E së bashku me këto, shkon në 31 numri i shteteve që ka pritur një Çmim të Madh, duke filluar nga viti 1949.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN