MENU
klinika

Si do të jetë fundjava

Pas temperaturave, të larta moti merr kthesën

16.09.2022 - 13:19

Ditët që vijnë sjellin një kthesë të motit duke bërë që zyrtarisht të hyjmë në vjeshtë dhe temperaturave të larta i vjen fundi.

Meteorologia Lajda Porja në një intervistë në News24 tha se fundjava pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia, duke shtuar:

“Pas kësaj stuhie që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajonit do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta e natës e qytetit

Fundjavave takohemi në Korçë!