MENU
klinika

Berisha çon Jozefina Topallin në Lezhë

PD cakton kryetarët e grupeve të punës sipas qarqeve

01.09.2022 - 13:28

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha janë caktuar grupet e punës. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume ka siguruar edhe emrat e kryetarëve të grupeve të punës sipas qarqeve, ku në sy bie emri i Jozefina Topallit, e cila është caktuar në Lezhë.

Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve::

Durrës: Oerd Bylykbashki

Shkodra: Bardh Spahia

Lezha: Jozefina Topalli

Kukës: Isuf Cela

Elbasan: Luciano Boci

Korça: Edmond Spaho

Fier: Luan Baci

Vlora: Bujar Leskaj

Gjirokastër: Tritan Shehu

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.

Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4

Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12

Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16

Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.

Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

Ndërkohë mësohet se ka pasur ndryshime mes dy grupeve të deputetëve demokrat. Panorama mëson se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës, lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Mziu është caktuar kryetar i grupit te punës ne Dibër, ndërsa Alizoti ne Berat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat ‘surprizë’ në mbledhje dhe ata që munguan

Deputetët që konfirmojnë Alibeajn në krye të Grupit