MENU
klinika

"Kemi nëntë kërkesa!"

Pedagogët peticion drejtuar Ramës dhe Kushit

15.09.2022 - 13:16

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shtruar nëntë kërkesa ndaj qeverisë, pas protestës që mbajtën ditën e sotme për rritje pagash.

Me peticionin drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Evis Kushi, sindikata parashtron nëntë kërkesa, mes tyre rritja e pagës për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ, rritjen e financimit për kërkimin shkencor, rivendosjen e shtesave mbi pagë, rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare, rivlerësimin e orës mësimore, rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare dhe amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018.

Si kërkesë të fundit, sindikata kërkon transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre.

“Pavarësisht përpjekjeve tona deri më tani, fatkeqësisht nuk është parë ndonjë reflektim nga ana e institucioneve të niveleve të ndryshme, në lidhje me kërkesat e një shtrese, që në fakt duhet të ishte konsideruar e privilegjuar. SPUSH është e bindur se çështjet e mësipërme janë vetëm një pjesë e problematikës asaj me të cilën çka realisht përballen universitetet publike shqiptare sot, por mendojmë se adresimi dhe zgjidhja e tyre nga autoritetet qeveritare e universitare përgjegjëse është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin kushtet aktuale dhe klimës në universitetet tona”- shprehet sindikata.

Në protestën e mbajtur mëngjesin e sotëm, pedagogët paralajmëruan se nëse qeveria nuk reagon, do të mblidhen më 5 tetor në sheshin “Nënë Tereza” me pedagogët nga i gjithë vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profesori i bujqësisë: Më sjell çdo javë 10 litra naftë nga Mali i Zi

“Studenti im murator paguhet 3 herë më shumë se unë”