MENU
klinika

Ngjarja në Kosovë...

Përlotet Rita Ora: T’i mbrojmë, gratë dhe vajzat!

06.09.2022 - 12:49

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme botërore. Karriera e saj si dhe këngët e shumta e kanë kthyer Ritën në një yll botëror. E famshme, por me një shpirt të butë, Rita Ora është përlotur teksa ka folur për rastin e 11-vjeçares së përdhunuar nga 5 burrat në Prishtinë. Gjatë një konference për shtyp para koncertit ajo ka folur për rastin e rëndë teksa i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve.

Ajo theksoi rëndësinë që duhet t’i kushtojmë këtyre ngjarjeve dhe se duhet të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.

“Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten. Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë. Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11-vjeçares. Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe falenderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen.”

Më herët Bajram Begaj, President i Shqipërisë e dekoroi artisten me Titullin “Naim Frashëri” për mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohen këngëtarët që do të performojnë

Koncerti/ Surprizat e natës së ndërrimit të viteve

“Faji” i Kosovës apo lobim nga Rama e Veliaj

Pse festivali ‘Sunny Hill’ vjen në Tiranë?