MENU
klinika

Mosha, thjesht një numër...

Personazhi më i ri në TikTok është ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi!

03.09.2022 - 14:55

ailvio Berlusconi, politikani më i njohur në Itali, i është bashkuar rrjetit social TikTok. Ish-kryeministri 85-vjeçar ka pafund mundësi për të përhapur mesazhin e tij, pasi ai zotëron gjigantin mediatik “Mediaset’, si dhe kompaninë më të madhe botuese në vend, “Mondadori”. Por Tik Tok i jep atij një mundësi për t’u angazhuar me një audiencë tjetër më të re.

Në videon e tij të parë dhe deri tani të vetme, ish-kryeministri shpjegon se në këtë platformë janë mbi 5 milionë qytetarë italianë nga ku dhe 60% prej tyre janë nën moshën 30 vjeç. Në video, Berlusconi thotë se dëshiron të flasë për tema që janë më afër partisë së tij Forza Italia dhe për çështje që shqetësojnë italianët.

Vlen të theksohet se zgjedhjet në Itali do të mbahen më 25 Shtator dhe shumë liderë politikë po i bashkohen TikTok-ut për të ndarë mesazhet e tyre dhe për t’u bërë thirrje votuesve për të votuar për partitë që ata përfaqësojnë. Silvio Berlusconi së fundmi u martua me deputeten Marta Fascina, 53 vjet më të re në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro. Një ceremoni kjo e cila u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Berlusconi thuhet se ishte i lumtur dhe e quan Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta. Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se 32 vjeçarja është në pritje të fëmijës së gjashtë të ish-kryeministrit italian, i cili në moshën 86 vjeçare mund të ketë gjetur sërish gëzimin e të bërit baba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN