MENU
klinika

Pallati Mbretëror e shpërndan ditën e funeralit të saj

Portreti i papublikuar më parë i Mbretëreshës Elizabeth II

19.09.2022 - 16:53

Në ditën që Mbretëresha Elizabeth II përcilet me nderimet më të larta shtetërore për në banesën e fundit, është zbuluar një foto e saj e rrallë dhe papublikuar më parë.

E kryer nga fotografi Ranald Mackechnie në muajin Maj, përpara festimeve të Jubileut të Platinumit, fotografia tregon monarken e ndjerë të veshur në blu në Kështjellën Windsor.

Sipas Sky News, ajo mbante në qafë gjerdanin të saj të preferuar me perla me tre fije, si dhe karfica me kapëse akuamarin dhe diamanti, të cilat ishin një dhuratë për ditëlindjen e 18-të nga babai i saj, George VI, në 1944.

Imazhi i saj duke buzëqeshur u publikua nga Buckingham Palace në prag të funeralit të Mbretëreshës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN