Premier League 2021/22 ka arkëtuar 2 miliardë e 536 milionë sterlina, praktikisht 3 miliardë euro, që janë shpërndarë për skuadrat pjesëmarrëse të kampionatit.
Skuadra që kanë marrë shifra të jashtëzakonshme dhe që e bëjnë kampionatin anglez praktikisht të paarritshëm për kampionatet e tjerë europiane.
Mjafton të mendohet se Norwich, i rënë nga kategoria pas 26 humbjesh, ka fituar nga Premier League 100 milionë sterlina, pothuajse 115 milionë euro. Shifra ëndrrash, që rriten duke u ngjitur në renditje.
Manchester City kampion i Anglisë ka fituar 175 milionë euro, disa milionë më shumë se Liverpool-i, që mban vendin e dytë me disa dhjetëra milionë më pas se Chelsea, Tottenham e Arsenal.
Shifra marramendëse që e bëjnw Premier League kampionatin më të pasur në Europë dhe nga sezoni në sezon rrit diferencën mes klubeve angleze dhe të mëdhatë e kampionateve të tjerë.