MENU
klinika

Trajneri i Italisë publikon listën

Mancini me surpriza për Ligën e Kombeve

16.09.2022 - 21:18

Trajneri Roberto Mancini ka publikuar listën me 29 futbollistët e grumbulluar për dy impenjimet e Nations League ndaj Anglisë dhe Hungarisë respektivisht më datat 23 dhe 26 shtator.

Tekniku Mancini ka grumbulluar për herë të parë tre lojtarë, të cilët vijnë nga radhët e Lazios, Empolit dhe Salernitanës. Fjala është për dy portierët, Ivan Provedel e Gulielmo Vicario si dhe mbrojtësi Pasquale Mazzochi.

Ndërkaq, rikthehet të veshë fanellën e kombëtares edhe Vincenzo Grifo i Freiburg, i cili nuk grumbullohej me axurrët prej miqësores me San Marinon në maj të vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN