MENU
klinika

Përfitimet

Pse meditimi është kaq i rëndësishëm?

08.09.2022 - 10:14

A jeni të sigurtë se i dini të gjitha përfitimet e meditimit? Bëhet fjalë për një praktikë jo tepër të përhapur, por që mund të transformohet në një aleate të mirë të shëndetit tonë. Jo të gjithë i dinë përfitimet që mund të sjellë meditimi në organizëm, qoftë në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Le të shohim së bashku se cilat janë përfitimet prej meditimit dhe pse thuhet se na bën kaq mirë për shëndetin tonë.

Së pari, meditimi na ndihmon të reduktojmë stresin dhe të largojmë mendimet negative. Ka në efekt të jashtëzakonshëm relaksues për trupin dhe mendjen tonë. Jeni të nervozuar? Meditoni. Ndiheni të shqetësuar, apo në ankth? Atëherë meditimi është ai që do t’ju ndihmojë më së shumti.

Së dyti, kjo praktikë na ndihmon edhe të largohemi disi nga realiteti. Gjatë kohës që meditojmë, ne nuk i përdorim pajisjet elektronike, rrjetet sociale, apo të debatojmë me të tjerët. Jemi vetëm ne dhe gjendja jonë e brendshme shpirtërore. Të gjithë jemi dakord që një shkëputje e tillë na bën mirë për organizmin. Meditimi na ndihmon të forcojmë lidhjen midis mendjes dhe trupit tonë. Duke medituar, mendimet tona na duken më të lehta, muskujt janë më të relaksuar.

Së treti, meditimi na ndihmon edhe për të kuptuar se cilët janë personat negativë në jetën tonë, apo personat toksikë që duhet t’i shmangim. Pra, në thelb meditimi është një art që na lejon të hyjmë nëkontakt më të fortë me veten, me natyrën dhe me ambientin që na rrethon. Nëse nuk e keni provuar, ne jua këshillojmë ta bëni dhe keni për t’i ndjerë edhe vetë gjithë përfitimet e përmendura më sipër.