MENU
klinika

Mobilizim ushtarak edhe në Bjellorusi?

Putini mbetet vetëm, aleati i tij e braktis në momentin vendimtar

24.09.2022 - 09:00

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se nuk po planifikon një mobilizim të trupave pasi aleati i ngushtë Rusia njoftoi se do të thërriste qindra mijëra rezervistë për luftën në Ukrainë.

“Mobilizimi është në Rusi … Nuk do të ketë mobilizim këtu”, ka thënë Lukashenko sipas Al Jazeera.

Presidenti, në pushtet që nga viti 1994, tha se po komentonte thashethemet se ai planifikonte të shpallte masa të reja në Bjellorusi për të mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe të dy fqinjët janë pjesë e një të ashtuquajturi “shtet i bashkuar” pa kufij.

Rusia dislokoi forca, raketa dhe avionë në territorin Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake përpara nisjes së pushtimit të saj dhe më pas dërgoi trupa në Ukrainë kur filloi ofensivën më 24 shkurt. Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore.