MENU
klinika

Ja sa kushtojnë 800 kwh!

Rama nxjerr faturën e muajit qershor

08.09.2022 - 16:57

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një faturë konkrete për të treguar sesa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh, pa e kaluar fashën e vendosur nga qeveria.


Sipas faturës së bërë publike nga Rama, një familje që ka harxhuar fiks 800kwh do të paguajë 9220 lekë, që respektivisht i bie 9.5 lekë kilovati.

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN