MENU
klinika

Matthaus: Nuk do ta shisja kurrë

Refuzoi 8 mln euro për fanellën e Maradonës

17.09.2022 - 14:35

“Kurrë nuk kam dashur ta shes atë fanellë historike”. Deklarata e bërë ekskluzivisht për Daily Mail nga Lothar Matthaus, ish-futbollisti i Bayern, Inter dhe Gjermanisë, tani ambasador i Kupës së Botës në Katar.

Fanella në fjalë është ajo e Diego Maradona-s, të cilën të dy e shkëmbyen në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 1986 në stadiumin Atzeca në Mexico City. Matthaus zbuloi se kishte dy mundësi për të shitur fanellën e ish-legjendës së Napoli-t me numrin 10:  “Kishte një super ofertë prej gati tetë milionë eurosh, por në fund e refuzova”.

Ajo finale përfundoi me fitoren 3-2 të Argjentinës ndaj Gjermanisë Perëndimore. Ka qenë Kupat e Botës në të cilën Maradona ka lënë më shumë përshtypje, me dy gola kundër Anglisë (njëri me dorë dhe tjetri i cilësuar si goli i shekullit).

Matthaus, 61 vjeç, u tundua gjithashtu të shiste fanellën e vënë në kornizë në shtëpi “për të mbrojtur të ardhmen financiare të katër fëmijëve të mi”. Por ai refuzoi. Muajin e kaluar, fanella me numër 10 iu kthye ambasadorit argjentinas në Madrid: “Nuk kam menduar kurrë: dua paratë për këtë fanellë. Ishte kënaqësi për mua t’ia ktheja popullit argjentinas”.

Matthaus ishte një mik i madh i Maradona-s dhe pranon: “Diego ishte lojtari më i madh i kohës sime. Asnjë njeri në botë nuk e bëri atë që bëri ai me një top futbolli. Diego është një zot në Argjentinë, kjo është arsyeja pse ka qenë speciale ta dhuroja fanellën”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjesti altruist me fanellën e Botërorit 86’

Legjenda gjermane ia dhuron muzeut bluzën e Maradonës