Seria e dëmtimeve në radhët e përfaqësueses shqiptare ka lënë kuqezinjtë të përgjysmuara para dy sfidave të rëndësishme të këtyre ditëve ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve.
Por tekniku Edy Reja më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi nuk do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve më në formë për momentin. Myrto Uzuni, i cili ka qenë një nga liderët e Granadës në La Liga 2 në Spanjë duke shënuar 6 gola në kampionat, kishte shfaqur probleme fizike që në ditët e para të grumbullimit dhe ishte në dyshim nëse mund të aktivizohej apo jo.
Mungesa e tij do të ishte një tjetër goditje e rëndë për planet e Rejas duke llogaritur se në sulmin e përfaqësueses mungon edhe një emër i zakonshëm si Manaj, pa harruar këtu edhe dëmtimin që la jashtë Çekiçin si force ofensive në mesfushë.