MENU
klinika

Edy Reja duhet të improvizojë

Shumë mungesa, si pritet të luajë Kombëtarja në Izrael

20.09.2022 - 20:17

Kombëtares shqiptare do t’i mungojnë të paktën 5 titullarë stabël ndeshjeve të fundit dhe për dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe atë me Islandën me 27 shtator në Tiranë, priten ndryshime.

Edy Reja është i kushtëzuar të provojë një formacion tjetër. Nga mbrojtja në sulm, priten ndryshime. Nëse shikojmë grupin e lojtarëve, një formacion i mundshëm do të ishte kështu:

Në portë Thomas Strakosha, në mbrojtje mund të rreshtohen Ismajli, Gjasula dhe një mes Veselit dhe Ajetit. Krahët do t’i mbulojnë Balliu dhe Hysaj, ndërkohë në mesfushë pritet Asllani me Abrashin. Përpara tyre Nedim Bajrami dhe në sulm Broja me Cikalleshin.