Ekspozohen për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, disa prej veprave të artistëve ikonografë të mirënjohur, të evidentuara dhe të studiuara nga Theofan Popa.
Bashkia Korçë bën të ditur se, Theofan Popa studiues shkencor i ikonave dhe të afreskeve kishtarë, shpëtoi nga shkatërrimi diktatorial me mijëra ikona dhe objekte të tjera liturgjike, që janë një pasuri e çmuar për historinë e vendit.
Popa njihet si një nga themeluesit e Muzeut ikonografik të Korçës që u vendos në Kishën e Burimit Jetëdhënës. Më vonë, ai punoi në krijimin e Muzeut Onufri në Berat. Ndërsa një fazë e rëndësishme për veprën e Theofanit, janë vitet 1974-1980, kur ai merrej me ruajtjen e kishave dhe të manastireve. Theofanin regjimi i asaj kohe e akuzoi se shfrytëzonte detyrën shkencore për të bërë propagandë fetare, duke e distancuar nga kjo pune, por vepra e tij studimore dhe shkencore, janë sot një pasuri e çmuar.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ndodhet në qytetin e Korçës është ndërtuar në vitin 24 prill 1980 dhe është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të shpallura monumente kulture.
Ky muze konservon trashëgimin më me vlerë të krijuar nga piktorët shqiptarë për pesë shekuj.
Në pavijonin e artit ikonografik janë ekspozuar pikturat me prestigjioze të erës pasbizantine.
Ato janë të shekujve XII e XIV. Ky muze përmban 7,500 objekte artistike prej guri, druri, leshi, argjendi dhe metale të tjera, kostume folklorike dhe objekte të tjera, që tregojnë traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare.
Rreth 1,200 objekte shumica me përkatësi kohore nga epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, si dhe rreth 6,000 janë ikona.