MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa minuta duhet të ecni në ditë për të jetuar më gjatë?

10.09.2022 - 12:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa minuta duhet të ecim në ditë për të jetuar më gjatë?

Mjeku: 45 minuta ecje në ditë mund të na japin më shumë vite jetë, sipas një studimi të ri, të publikuar së fundmi në revistën Circulation. Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat nga 116,221 persona në SHBA midis viteve 1988 dhe 2018.

Njerëzit që bënin aktivitet fizik afatgjatë të fuqishëm për 75-149 minuta/javë krahasuar me ata që nuk bënin, kishin 19% vdekshmëri më të ulët nga të gjitha shkaqet, 21% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 15% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet jo-kardiovaskulare (si p.sh. kancer).

Individët që kryenin aktivitet fizik afatgjatë në kohë të lirë me intensitet të moderuar për 150-299 minuta/javë kishin në mënyrë të ngjashme vdekshmërinë më të ulët, veçanërisht një rrezik 19% deri në 25% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe jo-kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit që raportuan ushtrime me intensitet 2 deri në 4 herë më shumë (150-299 minuta/javë) ose ushtrime me intensitet të moderuar (300-599 minuta/javë) kishin respektivisht 2% deri në 4% dhe 3% deri në 13% vdekshmëri më të ulët.

Ky studim është shumë i rëndësishëm, sepse vjen nga një ndjekje perspektive 30-vjeçare e dhjetëra mijëra njerëzve. Thjesht tregon se edhe 45 minuta ushtrime të moderuara, si ecja e shpejtë, në ditë mund të na japin vite më të gjata dhe më të mira jete.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky mund të jetë shkaku

Keni dhimbje ose ngërçe kur ecni?