MENU
klinika

Champions League

Shënoi 3 gola në debutim, Lewa vendos rekord

08.09.2022 - 12:07

Në moshën 34-vjeçare, Robert Lewandowski realizoi tregolësh në debutim me fanellën e Barçës në Champions (5-1 kundër Victoria Plzen), duke qenë i vetmi në histori që arrin të realizojw tregolësh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube me tri skuadra të ndryshme.

Lewa i shënoi tri herë brenda 90 minutave Real Madrid në vitin 2013, kur luante me fanellën verdhezi të Dortmundit, me Bayernin e ka arritur kufirin e tre golave në një takim në katër raste dhe tani ai e ka arritur atë për herë të gjashtë në karrierw (tregolësha në Champions) me fanellën e Barçës.

Messi dhe Cristiano kanë rekorde të njëjta për numrin e tregolëshave në Champions: plot tetë herë. Argjentinasi i arriti të gjitha si lojtar i Barçës, ndërsa portugezi realizoi shtatë tregolësha me Real Madrid dhe një me Juventus.

Në listën e lojtarëve që kanë arritur të realizojnë tregolësha me ekipe të ndryshme në Champions League janë legjenda si Marco Simone (Milan, Monaco), Roy Makaay (Deportivo, Bayern), Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United), Andriy Shevchenko (Dynamo Kyiv, Milan), Didier Drogba (Marseille, Chelsea), Michael Owen (Liverpool, Manchester United) dhe Samuel Eto’o (Barcelona, ​​Inter).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN