MENU
klinika

Në ndeshjet e Champions

Kjo nuk i ndodhte Messit prej 8 vitesh

07.09.2022 - 19:20

Paris Saint-Germain filloi aventurën në Ligën e Kampionëve 2022-23 me një fitore 2-1 kundër Juventusit falë një dopiete nga Kylian Mbappé, por ndeshja do të mbahet mend për një ngjarje të pazakontë për Messin.

Sulmuesi argjentinas e nisi nga fillimi, por nuk e përfundoi ndeshjen, diçka që nuk kishte ndodhur për gati tetë vite. Messi u zëvendësua në minutën e 83-të nga spanjolli Carlos Soler, i cili debutoi me skuadrën pariziene.

Derisa trajneri Christophe Galtier vendosi të zëvendësojë Messin, ai kishte luajtur 63 ndeshje radhazi të luajtura plotësisht në Champions League. Hera e fundit që një ndeshje nuk e përfundoi ishte më 21 tetor 2014, kur Barcelona mundi Ajax 3-1 në Camp Nou, në një ndeshje të fazës së grupeve.

Messi, i cili shënoi golin e dytë të Barcelonës, u zëvendësua në minutën e 66-të për Munir El Haddadi. Neymar dhe Sandro shënuan dy golat e tjerë për Barcelonën dhe El Ghazi e shndërroi atë të Ajax-it.

Mes një zëvendësimi dhe një tjetër, kanë kaluar 3242 ditë, por ajo që tani është e jashtëzakonshme mund të bëhet e zakonshme, duke marrë parasysh vendimet e fundit të Galtier. Trajneri ka zëvendësuar Messin në tre nga katër ndeshjet e tij të fundit, kundër Monaco dhe Toulouse në Ligue 1 dhe të lartpërmendurën kundër Juves.

Sezonin e kaluar, në ndeshjet që filloi Messi, Mauricio Pochettino e zëvendësoi vetëm një herë, kundër Lyon më 19 shtator 2021. Në vend të tij hyri Achraf Hakimi në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 1-1. Mauro Icardi firmosi finalen 2-1 në minutën e 92-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pronari i Chelseas donte Ronaldon

Refuzimi i CR7, arsyeja e shkarkimit të Tuchel

Pas shkarkimit të trajnerit të Chelsea

Tre kandidatë për pasuesin e Thomas Tuchel