MENU
klinika

Mbrojtësi në gjendje gripale

Shtohet një tjetër mungesë në Kombëtare

26.09.2022 - 19:03

Kombëtarja shqiptarë ka nisur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit ndaj Islandës. Kuqezinjtë po stërviten në kompleksin “Tropikal” në një mot të rënduar.

Gazetari i SuperSport, Sokol Xhihani, raportoi se mungesa e vetme është ajo e Arlind Ajetit, i cili ka një gjendje gripale dhe vetëm nesër do të mësohet nëse mund të zbresë në fushë në “Air Albania”.

Shqipëria sfidon Islandën të martën (20:45). Ekipi i Edi Rejës do synojë ta mbyllë edicionin e Nations League me fitore, që do sillte edhe pozicionimin në vend të dytë në Grupin 2 të Ligës B.