MENU
klinika

Mes tyre, 2 shqiptarë

Reja në largim e sipër, 6 kandidatë për Kombëtaren

26.09.2022 - 16:26

Kombëtarja shqiptare nesër ndaj Islandës duket se do të luajë ndeshjen e fundit zyrtare nën drejtimin e Edy Reja-s. Rezultati i ndeshjes së nesërme nuk ndikon aspak në qëndrimin e tij, pasi në FSHF janë të bindur se epoka e tij mbaroi.

Dhe menjëherë kanë nisur emrat e parë të lakohen për të zëvendësuar teknikun Italian. Natyrisht, janë kryesisht kandidatë potencialë duke u nisur se edhe janë të lirë apo edhe të mundshëm për prishje kontratash me klubet ku janë por me kosto jo të lartë.

Tre janë emra vërtet “big”, duke nisur nga i madhi Andryi Shevchenko, i cili sapo ka ndërprerë marrëdhënien me Genoa-n dhe tashmë është i lirë. Një kandidat i fortë është edhe Vladimir Petkovic, ish-trajneri i Zvicrës, që së fundmi ka drejtuar Bordeax në Ligue 2 në Francë.

Listës vitet e fundit nuk i ka munguar asnjëherë Gianni De Biasi, me këtë të fundit që e njeh mirë ambientin shqiptar. Por problem është disi sepse është nën kontratë me Azerbajxhanin, me të cilin fitoi së fundmi 3-0 ndaj Kazakistanit dhe zuri vendin e dytë në grup.

Për të ardhur tek një tjetër figurë e njohur e “Euro 2016”, pikërisht zëvendësi i De Biasit, Paolo Tramezzani. Italiani po drejton Sionin në Zvicër, por një ofertë nga FSHF mund ta bënte të largohej.

Edhe Besnik Hasi mbetet një kandidaturë e fortë. Risia është Ilir Daja, që për herë të parë lakohet të marrë drejtimin e Kombëtares. Ai po drejton Ballkanin me sukses në Kosovë dhe Conference League. Gjithsesi, mbetet më pak i kuotuari.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN