MENU
klinika

Ndiqni këto hapa

Si ta bëni iPhone-in tuaj të përditësohet çdo herë automatikisht

23.09.2022 - 09:47

Sa herë një iOS i ri del, detyra jonë është të përditësojmë telefonin ose ta neglizhojmë dhe të presim që njoftimet për përditësimin e tij të na ngadalësojnë çdo proces tjetër! Konkretisht këto ditë jeni duke (ose do të) update-oni iOS 16 për të parë gjithë ndryshimet e reja që sjell- ndër të tjera mund të editoni mesazhet që nisni në iMessages si dhe të përdorni opsionin “unsend”.

Gjithsesi, nëse s’doni më ta bëni përditësimin e telefonit në mënyrë manuale sa herë duhet ta bëni, ka një tjetër opsion! Përditësim në mënyrë automatike, përgjithmonë.

Gjithë çfarë duhet të bëni është vetëm të aktivizoni opsionin “automatic updates” i cili automatikisht përditëson versionin e ri gjatë kohës që telefoni është në karikim natën. Nëse e mendoni pak është shumë lehtësuese për dikë që punon 24/7 me telefon të zgjohet dhe të gjejë opsionet e reja gati.

Gjëja e parë që duhet të bëni është klikoni tek Settings dhe më tej tek General. Pas saj klikoni “Softëare Update” dhe do të shihni një tjetër opsion “Automatic Updates,” i cili ka dy mundësi të tjera: “on” dhe “off”.

Pasi të klikoni në njërën prej tyre do t’ju shfaqen dy opsione të tjera  Doënload iOS Updates, dhe Install iOS Updates. Për t’i instaluar të dyja në mënyrë automatike, duhet të klikoni mbi opsionin “on”.

Sapo ta keni bërë këtë, s’ka nevojë të shqetësoheni për asgjë tjetër.

Burimi: Bustle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN