MENU
klinika

Sondazhi: Qytetarët nuk e duan luftën

“64% e turqve nuk ndjejnë armiqësi ndaj popullit grek”

14.09.2022 - 10:48

Ndonëse tensionet Turqi-Greqi janë përshkallëzuar pas deklaratave të forta të politikanëve nga të dyja vendet, mesa duket qytetarët nuk ndajnë të njëjtin mendim me politikat.

Sipas një sondazhi të realizuar nga kompania turke e statistikave “MetroPOLL” 64% e turqve e konsiderojnë popullin grek, si popull mik.

Pyetja e anketës ishte nëse turqit e konsiderojnë popullin grek mik ose armik.

64% e të anketuarve kanë pohuar se grekët janë miq për ta. 31.3% kanë thënë se populli grek është popull armik, ndërsa 4.7% e të anketuarve zgjodhën të mos jepnin asnjë mendim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, themeluesi dhe drejtori i MetroPOLL Research, Ozer Sensard, tha se shumica dërrmuese e popullit turk nuk ndjen armiqësi ndaj popullit grek.
Ndërkohë në një sondazh tjetër 51.5% e të anketuarve mendojnë se tensioni i Turqisë dhe Greqisë është një lëvizje parazgjedhore e qeverisë Erdogan.

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sëfundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta.
Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aromë lufte Turqi-Greqi / Franca mbron Athinën

Mitsotakis sfidon Erdoganin: Ejani ditën, do t’ju presim!


Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore