MENU
klinika

Lewa kundër së shkuarës

Sot Bayern-Barcelona, finalja e parakohshme e Champions

13.09.2022 - 11:09

Champions League vjen sot në mbrëmje më një super sfidë, një finale të parakohshme të cilës i jep më shumë shije Robert Lewandowski. “Bomberi” polak rikthehet në “shtëpi” , rikthehet te klubi ku fitojë gjithçka, por ndarja me Bayern Munich nuk ishte shumë e butë, çka e bën interesante për ta parë se si do e presin tifozët.

Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë të dytë në Grupin C pas fitoreve në ndeshjet e para, kjo është një përballje direkte e cila pritet të thotë jo pak se kush do të komandojë këtë grup. Bayern nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligë, vjen pas tre barazimeve radhazi, vendi i tretë në kampionat, ndërsa Barcelona vjen pas katër fitoreve radhazi në La Liga.

“Për të ndryshuar historinë”, shkruan Sport në faqen e parë, duke u ndalur te një detaj shumë domethënës, Barcelona nuk ka fituar asnjë herë në “Allianz Arena”. “Tani Po”, shkruan Mundo Deportivo, me të përditshmen spanjolle që shpreson se Lewandowski do të thyej këtë tabu.

“Mendoj se ndaj nesh ka shumë pritshmëri këtë sezon, por rezultati i këtij takimi nuk ndryshon asgjë. Sigurisht është një sfidë më vete të fitosh në një fushë ku nuk ke fituar kurrë. Lewandowski? E shoh mirë, është i motivuar”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp.

“Nëse e shoh do ti shtrëngoj dorën. Shpresoj që tifozët ta presin mirë, do të ishte normale për dikë që ka dhënë kaq shumë për këtë klub. Nuk e di nëse Lewy është lojtari më i rrezikshëm, por jam i sigurt se Barcelona ka një ofensivë shumë të rrezikshme”, u shpreh Nagelsmann përpara sfidës me Barcelonën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i federatës i Arabisë Saudite

“Dua të shoh Ronaldon në kampionatin tonë”