MENU
klinika

Sulmet kibernetike

Stoltenberg telefonon Ramën: NATO do të ofrojë mbështetje të plotë për Shqipërinë

14.09.2022 - 19:56

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas sulmeve kiberenetike të Iranit në institucionet shqiptare.

Përmes një postimi në twitter, Stoltenberg thekson se NATO do të ofrojë mbështetje dhe solidaritet të plotë me Shqipërinë.

Postimi i Stoltenberg:

Mbi sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë #Albania, të cilat shumë aleatë ia kanë atribuar Iranit. #NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë.