MENU
klinika

Firma nuk kishte leje

Trau i dytë në Divjakë, ndërpriten punimet

02.09.2022 - 12:40

Nëse do të shkoni në parkun kombëtar Divjakë Karavasta, për pak kohë do të llogarisni dhe një tarife hyrje në këtë park.

Edhe pse nuk është bërë akoma publike pritet që në hyrje të këtij parku të vendoset një tra ndalimi ku do të kryet pagesa.

Një kompani private nisi të vendoste ditën e djeshme në hyrje të këtij parku traun, por ishte denoncimi që i bëri deputeti i zonës Erion Braçe ,që me anë të një postimi në rrjetet sociale e quajti një çmenduri. Pas këtij denoncimi ndërhyri dhe policia e Divjakës ku pas kontrollit rezultoi se kompania që po vendoste traun nuk kishte një leje ndërtimi, dhe për ketë u pezulluan punimet dhe ndaj punonjësve nisi procedimi në gjendje të lirë.

Të pyetur jashtë kamerës përfaqësues të AKZM thanë se është marrë një vendim për vendosjen e një tarife nga agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit për hyrjen ne këtë park.

Sipas informacioneve tarifa do të jetë 1500 të vjetra për çdo automjet, ndërsa për banorët të cilët janë të punësuar në këtë park apo kanë biznese do të hartohet një liste ku do të pajisen me abone.

Por për vizitorët te cilët vizitojnë këtë park kjo tarifë duket se është e tepërt për ta pasi veç pagesave qe kryejnë si te kulla, shëtitja me varka apo hyrja ne plazh do t’i shtohet dhe tarifa e hyrjes.

Shumica e banorëve të zonës nuk janë në dijeni të këtij vendimi i cili pritet të bëhet publike në ditët në vijim.