MENU
klinika

Arrestohen autorët

Tre persona dhunojnë 42-vjeçarin me shufra hekuri!

18.09.2022 - 12:53

Tre persona kanë rënë në pranga pasi kanë dhunuar një 42-vjeçar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ku tre personat kanë dhunuar me shufra hekuri 42-vjeçarin E.Kushova, në qendër të qyteti, teksa po darkonte me familjen.

Tre të arrestuarit janë Sinan Proda, 57 vjeç, banues në Sarandë, Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, banues në Sarandë. Sipas Policisë, Proda ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ndërsa Hako ka qenë i dënuar për vjedhje me armë.

Pasi autorët dhunuan 42-vjeçarin, kanë fshehur makinën që kanë përdorur në ngjarje, por policia ka arritur ta gjejë dhe është sekuestruar sëbshku me një tjetër automjet. 42-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me zbardhjen e ngjarjes, policët zbuluan të gjitha mjetet që përdorte kjo bandë për akte të dhunshme. Maska, thika, dy makina, shkopinj hekuri, jelek multifuksional, doreza, targa automjeti aparat për bllokim valësh, aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, fishekë dhe një peshore elektronike për drogë u sekuestruan nga policia.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.