Gola, emocione dhe befasi në Champions League. Ajax ka marrë kreun e Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Napoli me Liverpool-in, me një fitore bindëse 4-0 kundër Rangers.
Sfida e luajtur në Amsterdam nuk ka pasur histori, me vendasit që i kanë siguruar tri pikët që në 33 minutat e para të ndeshjes falë tre golave të shënuar nga Alvarez (17′), Berghuis (32′) dhe Kudus (33′).
Miqtë kanë arritur ta ngushtojnë rezultatin me një gol të Barisic në minutën e 71- të, por që është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje. Bergwijn (80′) ka kompletuar pokerin për Ajax-in.
Befasia ka ardhur në ndeshjen tjetër të orës 18:45, atë të luajtur në Gjermani mes Eintracht Frankfurt dhe Sporting. Vendasit, që ishin favorit në letër, janë mundur 3-0 nga portugezët.
Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë me golat e Edwards (65′), Trincao (67′), Santos (82′). Sporting kryeson momentalisht Grupin D, ku gbëjnë pjesë edhe Tottenham me Marseille.