MENU
klinika

"Kam një pikë të dobët për…"

Vajza e Alketa Vejsiut flet hapur për jetën sentimentale

21.09.2022 - 11:14

Pas bujës që bëri me daljen e saj të parë në rrjetet socaile, Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, vijon të jetë aktive për ndjekësit e saj.

Së fundmi Nikol ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka marrë mjaft komente pozitive dhe i janë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Përveç komenteve pozitive dhe komplimentave nga njerëzit, Nikol nuk heziton të publikojë edhe pyetje rreth jetës personale. Duhet të themi se vajza e Alketës është në të vërtetë simpatike dhe nuk është çudi që ajo të jetë e shumëkërkuar nga djemtë, por a ia ka marrë njeri zemrën, Nikolit? Kjo ka qenë pyetja që një ndjekës i ka shkruar vajzës së Alketës, duke shtuar nëse ai është ‘xheloz’ që i shkruajnë kaq shumë.

“A të pëlqen vërtet dikush? Dhe si reagon duke e ditur që të shkruajnë kaq shumë veta?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Nikol iu përgjigj duke shkruar: “Kam përshtypjen që të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…” Kështu ajo la të kuptohej se i pëlqen dikush, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se vajza e moderatores së njohur u bë menjëherë një personazh i ndjekur në Instagram, kjo për faktin se Alketa e ka mbajtur familjen gjithmonë larg syrit të publikut. Në një ‘ask me a question’ të zhvilluar më herët, një ndjekës shprehu gjithashtu dëshirën që t’a ketë Nikol nuse.

“Merre mamin në cel dhe thuaj të kërkon njëri për nuse”– i shkroi ndjekësi.

“Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”- ishte reagimi i saj.

Nikol po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë biznesin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN