Miqësitë dhe lidhjet romantike të krijuara në “Big Brother VIP” janë ndër më të komentuarat në mediat online. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u duk se po krijoheshin miqësi të forta, të cilat dukej se do të vijonin edhe jashtë.
Por nuk ndodhi kështu, pasi pati raste kur sapo mbaroi reality show, miqësitë apo lidhjet përfunduan.
Ndërkohë në rrjet është komentuar shumë edhe marrëdhënia e Einxhel Shkirës me Sarah Berishën. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, kur u pyet për raportin me moderatoren e njohur u shpreh:
“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë, shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë.
Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”.
Ndërsa Einxhel i surprizoi të gjithë me gjestin që bëri me rastin e ditëlindjes së blogeres së njohur.
Shkira publikoi një video të Sarah në “Instastory” krahas së cilës shkruante: “Gëzuar ditëlindjen”, ndërsa Berisha e ka ripostuar duke i vendosur një zemër.