MENU
klinika

Kremlini: S’do të marrë pjesë në funeralin e së shtunës

Vladimir Putin vendos lule në arkivolin e hapur të Mikhail Gorbaçovit

01.09.2022 - 19:31

Vladimir Putin ka bërë nderimet e fundit mbi arkivolin e hapur të ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev.

Sipas zëdhënësit të tij Dmitry Peskov, presidenti rus Putin, nuk do të jetë në gjendje të shkojë në funeralin e tij për shkak të axhendës së tij.

Putini u shfaq në televizionin shtetëror rus me kokën ulur duke vendsoru buqetën me lule pranë arkivolit të hapur të Gorbaçovit në spitalin ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

Ai ndaloi për një moment heshtjeje, uli kokën dhe vuri shkurtimisht dorën mbi arkivol dhe më pas bëri  shenjën e kryqit.

Ceremonia e varrimit të Gorbaçovit do të mbahet ditën e shtunën në Sallën e Kolonave të Moskës, e cila përdoret historikisht për shërbimet funerale të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Joseph Stalinin në vitin 1953. Gorbaçovi më pas do të varroset në varrezat Novedevichy në Moskë pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq në 1999.