MENU
klinika

Në prag të startimit të sezonit të parë

Zbulohen detaje të reja nga “Big Brother VIP Kosova”

19.09.2022 - 11:11

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip.

Disa ditë më parë u zbuluan për publikun disa detaje të reja në lidhje me këtë reality-show. Dy prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi në një video të përbashkët, trguan se “Big Brother Vip” Kosovë pritet të nisë në tetor, teksa data fikse mbetet mister.

Së fundmi, Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, ka zbuluar të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë. E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbizit tonë.

“Shumë kisha pasur dëshirë të zbuloja nja dy tre emra për fillim, po e kam nënshkruar aty që nuk flas kështu që kam me e mbajt deri në fund që nuk mundem me tregu ndonjë emër pavarësisht njerëzve që janë shumë të interesuar. Kasti është i shumëllojshëm. Ka fytyra publike të ndryshme, fillimisht kanë me u fut 14 personazhe në fazën e parë dhe pastaj kanë me qenë një numër tjetër i konsiderueshëm i personazheve që kanë për të hyrë në varësi kush eliminohet në vazhdim. Gjithsej kanë me qenë 20-22 personazhe që do të futen në shtëpi. Ka emra big dhe mua akoma pa ja nisur po më pëlqen shumë,”-u shpreh Liberta.

Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përvec çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi. Lajmi u bë publik disa ditë më parë, por si e mori Jonida ftesën për të qenë pjesë e formatit të njohur.

“Po pija kafe me mamin, kur më shkruan Liberta në Instagram dhe më kërkon numrin e telefonit. Mendova më do për tek programi i vet ndërkohë që isha në këto mendimet e mia që un edhe nuk këndoj. Brenda një ore e pak më shkruan Adriatik Kelmendi, drejtori i Klan Kosovës, për të pasur një telefonatë. Aty i thash mamit drejtori i Klan Kosovës do të flasi me mua.

“Thjesht isha në dilemë çfarë do të më thonte. E marr menjëherë në telefon dhe më propozon moderimin e “Big Brother Vip” Kosovës. Aty filloj zemra dhe u nisa për Prishtinë. Ishte një ndër lajmet më të bukura që kam marrë,”-tregoi Jonida për Prive.

Vokshi gjithashtu foli për bashkëprezantuesin e saj në skenë ku u shpreh shumë e lumtur që do të jetë me Alaudinin.

“Për një gjë jam e lumtur që këtë eksperiencë do ta ndaj me Alaudinin, pasi nuk e di nëse do të isha për po nëse do të ishte dikush tjetër dhe jo ai. Me Alaudinin kemi pasur edhe dy eksperienca të mëparshme dhe ka rezultuar se kemi kimi edhe dukemi bukur në skenë,”-përfundoi moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prapaskenat e konfliktit mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës

“Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike