MENU
klinika

Afati dhe procedurat

Zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, emrat që përfliten

16.09.2022 - 13:08

Kreu i ri i SPAK do të duhet të zgjidhet pak para përfundimit të mandatit të Arben Krajës. Të paktën kështu e përcakton ligji. Në një lidhje live për News24 gazetarja Klodiana Lala tregoi detajet që nga çelja e garës sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, procedurat e deri tek emrat e pretendentëve për këtë post me një mandat 3-vjeçar. Kujtojmë se Krajës i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që sipas ligjit, atij nuk i lejohet që të rikandidojë për këtë post.

Mësohet se afati i vënë në dispozicion i vënë nga KLP për kandidatët që do të shprehin interesin është 15 ditë. Kusht për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK, është fakti që prokurori të ketë kaluar vettingun, si dhe më pas do i nënshtrohet kontrolleve të dosjes mbi aftësitë profesionale dhe më pas bëhet intervista me gojë.

“Sipas ligjit, zotit Kraja, i përfundon mandati në dhjetor, e për këtë arsyeje ligji parashikon që gara të çelët tre muaj para. Zoti Kraja ka mandat pa të drejtë rizgjedhje, ndaj KLP çel garën ku fton kandidatët për të vijuar procedurat për të zgjedhur kreun e institucionit që lufton korrupsionin. 15 ditë afat kandidatëve për të shprehur interesin e tyre dhe më pas shqyrtohen kandidaturat. Është kusht që prokurori të kalojë vettingun. Më pas bëhet renditja për aftësitë profesionale dhe më pas bëhet intervista me gojë. Kalohen 3 kandidatura dhe më pas përzgjidhet njëra. Në ligj nuk lejohet që Kraja të rikandidojë.”, tha Lala. Po ashtu gazetarja Lala pohoi se tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë se cilët mund të jenë kandidatet për të aspiruar kreun e ri të SPAK.

Sipas saj, mes tyre janë Adnand Xholi, zv/drejtuesi Altin Dumani, Edvin Kondili, si dhe të tjerë emra që kanë shprehur interesin. Ndërkohë, ka pasur ide për zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK, për ta shtyrë atë në 5 vite, me arsyetimin se nuk janë të mjaftueshme 3 vite, por deri më tani s’ka një nismë konkrete ligjore. “Ligji parashikon që drejtuesi i ri duhet të jetë i zgjedhur para se të përfundojë mandati i Krajës. Kjo është një prokurori e një natyre të veçantë që funksionin brenda një qarku të mbyllur siç është Byroja Kombëtare e Hetimit”, përfundoi raportimin e saj Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK

Arben Krajës i mbaron mandati, mblidhet KLP