MENU
klinika

Afro 10% më pak se votimet e 2018-ës

Zgjedhjet në Itali/ Sa është pjesëmarrja deri në orën 19:00

25.09.2022 - 19:59

Qeveria italiane ka bërë përditësimin e shifrave të qytetarëve që i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Deri në orën 19:00, pjesëmarrja ka qenë 51.25% e qytetarëve me të drejtë vote. Këto janë shifrat e përpiluara nga 6716 bashki, nga 7904.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja ka qenë 59.25%. Një rritje në numrin e votuesve është shënuar në rajonin verior dhe atë qëndror.

Ndërkohë që disa zona jugore, kanë pësuar ulje të ndjeshme të numrit të votuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Fashistja’ që mund të bëhet kryeministre e Italisë

Kush është Giorgia Meloni?