MENU
klinika

Lufta

1/3 e Ukrainës në errësirë nga sulmet me raketa të Rusisë

19.10.2022 - 13:22

Sulmet me raketa në termocentralet e Ukrainës kanë lënë në errësirë 1/3 e vendit pas ndërprerjeve të energjisë në disa qytete, sipas CNN.

Sipas informacioneve, mbi 1000 vendbanime në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike në të gjithë vendin, sipas Ministrisë energjetike të Ukrainës.

“1,162 vendbanime kanë mbetur pa energji dhe ujë,” tha Oleksandr Khorunzhyi, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të vendit.

“Bëhet fjalë për rajonet Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Kirovohrad, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia, Luhansk, Mykolaiv dhe Kherson – duke përfshirë edhe territoret e pushtuara”, shtoi ai.