Nga një alfa tek gjithçkandarësi – ekzistojnë lloje të qarta të përdoruesve të WhatsApp në pothuajse çdo bisedë në grupe.
I gjen më poshtë, bashkë me disa situata të lezetshme.
Mbipërdoruesi
“Dua të jap mendimin tim në çdo mesazh dhe postim.”
I mjeri
Ekspert në të prishurin e humorit. “Ditëlindje e gëzuar në këtë mot të keq?”
Alfa
Është ai që grupi i përgjigjet pozitivisht në çdo mesazh. Edhe kur ai thotë thjesht “mirëmëngjes”, gjithë të tjerët ia kthejnë “Mëngjes”, “Mirëmëngjes yll”, “Love You”
Kontradiktori
“Unë s`jam dakord me asgjë që thuhet”.
“Po unë sapo përsërita atë që ti vetë the”.
“E mirë, unë prapë s`jam dakord”
Gjithçkandarësi
“Doni të shikoni lulet e mia si kanë çelur?”
“Jo, faleminderit!”
“Naaa, ja ku i keni.”
Ai që është njësh në të larguarin e vëmendjes nga çështja kryesore.
“Ok, a mund të flasim pak për mua tani”.
Ofenduesi
Ai që frustrimet e tij i zbras mbi të tjerët.
“Ju jeni idiotë të dobishëm”.
Ai që justifikon dhe mbulon ofenduesin me emoji
“Mbylle gojën more”, dhe e shoqëron me puthje dhe buzëqeshje mesazhin.
I padukshmi
Ai që lexon gjithçka dhe shkruan vetëm kur i do qejfi.
Paranojaku
“Ky emoji mos do të thoshte gjë që unë jam një idiot i dobishëm?”
Ai që s`kupton asgjë dhe ka 6 muaj që ka dalë nga grupi pa e kuptuar njeri.