MENU
klinika

Lajmi i keq

5.3 miliardë celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit

15.10.2022 - 14:02

5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit sipas Frumit ndërkombëtar të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Lajmi është bërë i ditur nga një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Ëeee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor, shkruan BBC.

Sipas rezultateve ka  rreth 16 miliardë telefona celularë në mbarë botën  dhe në Evropë, pothuajse një e treta nuk janë më në përdorim.

Ndërsa një familje mesatare europiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, dhe pajisje shtëpiake (me përjashtim të llambave).

Shumë njerëz mbajnë telefona të vjetër, në vend që t’i riciklojnë ato, sugjeron hulumtimi.

Mineralet e çmuara që nuk nxirren nga mbeturinat e elektronikës, si bakri në tel ose kobalti në bateritë e ringarkueshme, duhet të minohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A e dëmton ajo lëkurën tonë

Çfarë është “drita blu”?