Pas 9 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, Real Madrid është ndalur për herë të parë këtë sezon. Sot, madrilenët barazuan 1-1 me Osasuna-n.
Vinicius në minutën e 42-të dërgon një kros, por nuk devijohet nga askush, çka bën që të topi të ndalet në rrjetë. Fusha nuk i jep të drejtë Carlo Ancelottit në minutën e 50-të.
Trajneri i Los Blancos kishte vendosur të luante me portierin e dytë sot dhe “gardani” Lunin pëson një gol që mund të shmangej në minutën e 50-të. Mysafirët mbyllin takimin me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Garcia U.
Kampionët e Spanjës fitojnë penallti dhe Benzema e humbet atë, në minutën e 79-të. Pak më vonë, sulmuesi francez do “tundte rrjetën” po VAR do e anulonte, me shfirat që do mbeteshin të njëjta deri në fund.