Këngëtarja e njohur Adele ka bërë me dije së fundmi se do të bëjë një pauzë nga muzika. Arsyeja? Ajo do t’i përkushtohet letërsisë angleze pasi po planifikon të marrë një diplomë.
Adele ka treguar së fundmi se dëshiron të shkojë në universitet. Ajo do t’i rikthehet studimeve.
“Pas Vegas-it, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsi Angleze. Nëse nuk do të kisha arritur në muzikë, mendoj se do të isha patjetër mësuese. Mendoj se do të isha mësuese e anglishtes”, ka thënë Adele.
“Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për anglishten në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të shikoja të gjeja një punë nga diploma ime, do të doja të kisha shkuar në universitet, do të doja ta kisha pasur atë përvojë. Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta bëj kurse online me një mësues, por ky është plani im për vitin 2025. Është vetëm për të marrë kualifikimet”, vijoi më tej këngëtarja.
Më herët gjatë një interviste, Adele foli për planet e saj familjare.
“Unë patjetër do të doja disa fëmijë të tjerë,” tha Adele. “Do të ishte e mrekullueshme nëse mundemi.” Nëse nuk do mundemi, “Unë kam Angelon”, shtoi ajo. “Dua vetëm të jem e lumtur.”