MENU
klinika

Eksperti i njohur tregon detajet

A është goditur WhatsApp nga një sulm kibernetik?

25.10.2022 - 11:36

Eksperti i IT-së Gent Progni u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se rrjeti social WhatsApp ra, për shkak të ndryshimeve të reja të sigurisë që po bën kompania.

Progni tregoi se ky rrjet social ka rënë në të gjithë globin dhe se mund të ketë probleme edhe në orët e ardhshme.

“WhatsApp ka një fuqi të madhe për komunikim. Ky rrjet ka probleme në të gjithë globin. Mark Zuckerberg ka bërë disa ndryshime në sigurinë e WhatsApp, mund të ketë ndikuar për të shkaktuar situatën e sotme. Nuk mendoj se është një sulm kibernetik. Kur ka probleme kaq të mëdha në të gjithë globin, ka një problem teknik dhe një mos-funksionim i brendshëm. Mendoj që mbi 1 orë mund të zgjasë ky problem. Shpresoj të mos zgjasë shumë se na ndikon në punën tonë”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN